Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka shpërthyer një gyp në sheshin e Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, si pasojë e këtij shpërthimi, pa ujë të pijshëm ka mbetur Salla e Sporteve dhe banesat afër saj.
“Ekipet janë në terren tashmë dhe besojmë që së shpejti të sanohet problemi dhe rikthehet furnizimi me ujë të pijes”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/