image Shpërthen gypi i ujësjellësit, humb sasi e madhe e ujit të pijshëm

Kosovë

Dëmtim/ Shpërthen gypi i ujësjellësit, humb sasi e madhe e ujit të pijshëm

news image

Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer në Bërnicë të Epërme afër Prishtinës.

Për pasojë  ka rrjedhje të vazhdueshme të sasisë së madhe të ujit të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Dyshohet se ky ujë është i rrjetit të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, ndërsa ende nuk dihet nëse ka shpërthyer vetëvetiu ose është dëmtuar si pasojë e punimeve nga banorët e këtij fshati.

Lajmi është bërë I ditur në faqen “Vrojtuesit e Lagjes Prishtinë”./Gazeta Sinjali/