image Shpërthen Edi Rama përsëri për taksën ndaj Serbisë, e kritikon ashpër Kosovën për mini-schengenin

Politikë

Deklaratë/ Shpërthen Edi Rama përsëri për taksën ndaj Serbisë, e kritikon ashpër Kosovën për mini-schengenin

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërthyer përsëri në kritika kundër Kosovës lidhur me taksën e vendosur ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka kritikuar Kosovën edhe për refuzimin që të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, lidhur me mini-schengenin, ku si partnere është pranuar edhe Serbia, duke lënë jashtë Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova po e kthen vetën në humbës, nga fitorja e luftës. Ka thënë se Kosova po e izolon vetën e madje sipas tij, po kërkon që të izolohet edhe Shqipëria.

“Nuk ka gjë më të gabuar sesa fitimtari, Kosova është fituare e luftës të kthej vetën në humbës. Të izolohet, të kërkoi madje edhe nga ne që jemi me mish e me shpirt bashkë që të izolohemi nga proceset që janë vetëm në zgjedhje të çështjeve”, ka deklaruar Rama për Klan Kosovën.

Më tutje Rama ka thënë se çështja e Kosovës me Serbinë mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe në asnjë mënyrë me taksën e vendosur.

“Çështja e Kosovës me Serbinë, nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, nuk mund të zgjidhet me vetë izolim, nuk mund të zgjidhet duke viktimizuar Serbinë me tarifa që janë të vlefshme për sa kohë janë mjete dhe janë skandaloze për sa janë në qëllim. Por mund të zgjidhen vetëm duke folur”.

“Dhe natyrisht që flet me kundërshtarin që deri dje ka qenë armik se me njëri-tjetrin është normale që flasim”, ka deklaruar Rama./Gazeta Sinjali/