Avionët duket se së fundmi janë kthyer në vendin e preferuar të njerëzve për t’u shpërqëndruar, teksa shumica kërkojnë të relaksohen kur hipin në një avion për të udhëtuar diku, disa të tjerëve duket se u shijon për të zbrazur zhgënjimet e tyre ndaj njerëzve të pafajshëm.
Kështu dhe një grua e re, e cila siç zbuluan fansat ishte Morgan Osman, me rreth 900,000 ndjekës në Instagram, nisi të lëshonte fjalë ofenduese ndaj të gjithëve teksa ecte në korridorin drejt sediljes së vetë me bagazhin në dorë.
Nga biseda kuptohet se kishte inatin me disa persona në veçanti teksa mes të tjerash përmendte: “Mbylle atë gojën, je një k**vë”.
Ndërsa një tjetri iu drejtua: “Mos më filmo mua, jam e famshme në Instagram mor gomar,” duke u drejtuar nga kamera.
Teksa largohet ajo lëshon dhe një herë ofendimet ordinere ‘Mbylle gojën e m**it”.
Mes pasagjerëve dëgjohen reagime të ndryshme se të bërtitura përçmimi apo dhe duartrokitje, ndërsa njëri i thotë me ironi, “Mirupafshim”.
Ajo thotë se është dizenjatore nga Miami, Florida dhe ka të mbushur llogarinë e saj me foto e ‘selfie’ të jetës së luksit që pretendon se bën.
Nuk është konfirmuar ende shkaku i sherrit në avion por sipas raportimeve dikush e kishte quajtur “k**vë” teksa merrte bagazhin e saj nga sipër sediljeve.