image Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, humb jetën një burrë

Rajon

Rajoni/ Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, humb jetën një burrë

news image

Një person raportohet se ka humbur jetën në Shkodër si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. 

Ngjarja ka ndodhur në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” dhe sipas policisë zjarri ra në  katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 75 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Ismet Abdurrahmani 75 vjeç. Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët, ndërsa dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 75 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë  kanë evakuuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit. /Gazeta Sinjali/