Një person raportohet se ka humbur jetën në Shkodër si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” dhe sipas policisë zjarri ra në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 75 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Ismet Abdurrahmani 75 vjeç. Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët, ndërsa dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 75 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit. /Gazeta Sinjali/