image Shpërthejnë shakatë për koronavirusin

Botë

Shpërthejnë shakatë për koronavirusin

news image

Panikë dhe frikë ka mbjellë koronavirusi te qytetarët e gjithë botës, por, ka të atillë që këtë situatë po e tejkalojnë duke bërë shaka apo duke u argëtuar.

Përveç videos që ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale ku qytetarët e izoluar këndojnë e vallëzojnë nga ballkonet e banesave të tyre në Itali, shaka të ndryshme kanë shpërthyer në shumë faqe nëpër internet.

“Kjo është hera e parë në histori që origjinali është nga Kina dhe kopja është nga Milano”, është njëra nga shakatë që po bën gjiro në rrjetet sociale.

Kjo shaka vije pasi ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, pas Kinës radhitet edhe Italia. /Gazeta Sinjali/