image Shpërthejnë protesta për shkak të taksës ndaj Whatsapp-it
[wp-story id="814678"]

Botë

Botë/ Shpërthejnë protesta për shkak të taksës ndaj Whatsapp-it

news image

Mijëra persona vërshuan në rrugët e disa qyteteve të mëdha libaneze për të protestuar ndaj atij që e shohin si “korrupsion i qeverisë”.

Zemërimin e tyre e ndezi propozimi për vendosjen e një takse ditore prej $0.20 mbi telefonatat përmes Whatsapp-it dhe disa aplikacioneve të tjera.

Kjo ishte shkëndija e parë; edhe pse qeveria vetëm disa orë më vonë u tërhoq nga planet e saj, tubimet vazhduan. Protestuesit tani kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe keqmenaxhim të krizës ekonomike./Gazeta Sinjali/