image Shpërthejnë akuzat e Haradinajt - Veseli ka angazhuar për fushatë kompaninë e njëjtë që angazhoi Vuçiqi

Kosovë

Fushatë/ Shpërthejnë akuzat e Haradinajt – Veseli ka angazhuar për fushatë kompaninë e njëjtë që angazhoi Vuçiqi

news image

Akuzua të ashpra  në adresë të  ish-partnerin e tij të qeverisë, ka adresuar kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj.  

Ai ka deklaruar se kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, për organizimin e fushatës ka kontraktuar kompaninë e njëjtë me të cilën ka bashkëpunuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.


“Kanë marrë një kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koincidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, Haradinaj nuk  ka përmendur emrin e kësaj kompani, për të cilën pretendon se PDK e ka kontraktuar për fushatë zgjedhore./Gazeta Sinjali/