Akuzua të ashpra në adresë të ish-partnerin e tij të qeverisë, ka adresuar kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Ai ka deklaruar se kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, për organizimin e fushatës ka kontraktuar kompaninë e njëjtë me të cilën ka bashkëpunuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kanë marrë një kompani të huajën. Të
njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën
edhe Vuçiqit. A është koincidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë
llogari”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, Haradinaj nuk ka përmendur emrin e kësaj kompani, për të cilën pretendon se PDK e ka kontraktuar për fushatë zgjedhore./Gazeta Sinjali/