Qeveria e Kosovës të premten ka marrë vendim që të gjitha supermarketet duhet të mbyllen deri të hënën në ora 05:00, por një gjë të tillë se bëri ‘Interex’ sot në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve, ky supermarket që gjendet në Zonën Industriale të kësaj komune, gjatë ditës së sotme ka qenë i hapur për klientët, duke shkelur kështu vendimin e qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndërkohë për këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe të njëjtit kanë konfirmuar se kjo kompani është gjobitur për shkak të shkeljes së ligjit, ndërsa shuma nuk është bërë e ditur.
Tutje, nga AVUK-u tregojnë se po merren masa të rrepta ndaj bizneseve që nuk respektojnë masat e reja të dhëna nga qeveria dhe që sipas tyre nuk do të ketë tolerime ndaj askujt. /Gazeta Sinjali/