Ndonëse, në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, në mesin e masave antiCOVID është edhe ndalimi i organizimit të tregjeve të veturave dhe kafshëve, tregu në Fushë Kosovë është organizuar sot si çdo herë tjetër.
Një sinjalizues ka dërguar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ky treg po mbahet pa u penguar nga askush.
Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me koordinatorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës për rajonin e Prishtinës, Jemin Gjuraj, por i njëjti ka thënë se nuk kanë informacione për një gjë të tillë./Gazeta Sinjali/