image Shpërblehet Vedat Muriqi pas dy golave me Fenerbahçen

Futboll

Sport/ Shpërblehet Vedat Muriqi pas dy golave me Fenerbahçen

news image

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon t’i impresionojë të gjithë me paraqitjet në Superligën e Turqisë.

Ai ka realizuar dy herë në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasas. Për këtë gjë është shpallur si më i miri i ndeshjes.

Muriqi të dy golat i shënoi nga penalltia, në minutat 6’ dhe 44’, derisa golin tjetër e shënoi Serdar Aziz në minutën e 59’.

Pas këtyre dy golave, Muriqi është vlerësuar si më i miri i ndeshjes duke u shpërblyer me notën 7.56./Gazeta Sinjali/