image Shpend Ahmeti propozon pezullimin e kredive: Punëtorët që mezi e kalojnë muajin do të ballafaqohen me vështirësi të mëdha

Reagim/ Shpend Ahmeti propozon pezullimin e kredive: Punëtorët që mezi e kalojnë muajin do të ballafaqohen me vështirësi të mëdha

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka propozuar që të pezullohen kreditë për një periudhë të caktuar dhe t’u ofrohen ndihma bazike qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se bizneset e mbyllura nga Qeveria ka mundësi që nuk i paguajnë punëtorët dhe këta të fundit mund të përballen me vështirësi të mëdha.

“Restriksionet që i kemi vendos si shtet kanë efekt në biznese, dhe rrjedhimisht kanë efekt tek punëtorët. Bizneset pa të hyra munden mos me pagu paga, e punëtorët që çdo muaj mezi e kalojnë muajin do të ballafaqohen me vështirësi shumë të mëdha. Duhet të mendohet për pezullimin e kredive për periudhën e restriksioneve e deri të ndihmat bazike për më të rrezikuarit”, ka shkruar Ahmeti.

Një propozim të tillë e kishte bërë mbrëmë edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i cili ka propozuar Qeverisë që të pezullojë për tre muaj pagesat e kësteve të kredive që qytetarët kanë në bankat e Kosovës.

Selmanaj kishte deklaruar se kjo masë do t’i ndihmonte qytetarët për blerjen e gjërave ushqimore gjatë kësaj periudhe./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159531411212166