Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga qeveria që të dërgojë në kuvend masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, pasi thirrja për të mos dalë jashtë pa nevojë nuk po respektohet.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që të ketë masa më restriktive me qëllim të parandalimit të koronavirusi.
Ahmeti thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë të mbyllur e mos të vajtojnë më vonë për pasojat./ Gazeta Sinjali/