Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi dhe gruaja e tij Selvija, po bëhen prindër për herë të parë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shtatzëninë e gruas së tij, Shpati e zbuloi përmes një publikimi të një fotografisë në Instagram.
Ai e ka konfirmuar këtë lajm që po përflitej që sa kohë, përderisa ka uruar Selvijen për ditëlindjen e saj.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime,mami e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë” ka shkruar këngëtari në urimin e bërë. /GazetaSinjali/