image Shpat Kasapi publikon fotografi bashkë me partneren e tij: Ne i thamë PO njëri-tjetrit

Bota e Yjeve

Shpat Kasapi publikon fotografi bashkë me partneren e tij: Ne i thamë PO njëri-tjetrit

news image

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ditë më parë njoftoi fansat e tij se është fejuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me bukuroshen Selvije Jao, me të cilën është në lidhje prej shumë kohësh.

Ai gjatë ditës së sotme ka ndarë disa fotografi përkrah partneres, të cilat janë realizuar në ditën e fejesës (24 dhjetor).

“Ne i thamë PO njëri-tjetrit”, shkroi ai.

Ndryshe, Kasapi këto ditë ka qenë shumë i përfolur në faqet rozë pasi u aludua se është kapur me drogë, por që më pas demantoi lajmin e arrestimit.

Për këtë veprim, ai u shkarkua nga detyra e këshilltarit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili e kishte emëruar vetëm një javë më parë.

View this post on Instagram

A post shared by Official Instagram personal (@shpatkasapi85)

/Gazeta Sinjali/