image Shpallet në kërkim polici që u arratis para fillimit të mega-aksionit policor (Foto)

Ekskluzive

Shpallet në kërkim polici që u arratis para fillimit të mega-aksionit policor (Foto)

news image

Mega-aksioni policor që u zhvillua mbrëmë solli në pranga 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre 3 nga komuniteti serb dhe 8 nga ai shqiptar. Mirëpo, fatin e tyre nuk e kishte polici në departamentin e policisë kufitare në Muçivercë të Kamenicës, Ferid Leci, i cili dyshohet se nga rrjedhja paraprake e informacioneve arriti ta shmangë arrestimin e tij.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme brenda organeve të sigurisë në vend, Leci dyshohet se jo vetëm që nuk e luftoi krimin dhe korrupsionin në zonën kufitare ku shërbeu, por ai përfitoi në emër të pozitës së tij zyrtare duke iu bashkuar grupeve të ndryshme kriminale që u morëm për shumë kohë me veprimtari të kundërligjshme në zonën e Karaçevës.

Foto: Ferid Leci
Foto: Ferid Leci

Çka ndodhi më pas me fatin e Lecit dhe në cilat veprimtari të kundërligjshme dyshohet se është përfshirë ai, pas pak mund t’i lexoni detajet në Gazetën Sinjali.  

Gazeta Sinjali ka publikuar mbrëmë ekskluzivisht listën e zyrtarëve policorë që janë prangosur në mega-operacionin e Policisë së Kosovës, kundër veprimtarive ilegale në zonën kufitare në Karaçevë./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.