image Shpallet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e ish-kryeshefit të Policisë në vitin 2004

Drejtësi

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e ish-kryeshefit të Policisë në vitin 2004

news image

Heset Salihaj është liruar nga akuza për vrasjen e ish kryeshefit të policisë jugosllave, Nezir Sherifi, transmeton Sinjali.

Gjykata Themelore e Ferizajt ka shqiptuar sot aktgjykimin lirues ku edhe janë dhënë arsyetimet në lidhje me lirimin e Salihajt nga akuza.

Sipas trupit gjykues nuk është vërtetuar se Heset Salihaj ta ketë vrarë Nezir Sherifi në vitin 2004.

Heset Salihaj u lirua nga akuza se me 21 tetor 2004, rreth orës 01:30, në Ferizaj, me dashje kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Nezir Sherifi, ish kryeshef i Policisë së Kosovës, në periudhën e paraluftës në Kosovë.

Aty thuhet se në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, derisa i ndjeri ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, Salihaj me armë ka shti disa herë në drejtim të tij dhe me atë rast nga lëndimet e marra vdes në vendin e ngjarjes, ndërkaq Salihaj ikë nga vendi i ngjarjes mirëpo, në vendin e ngjarjes i mbetet portofoli me dokumentet personale dhe atë: letërnjoftimi, patentë – shoferi dhe disa fotografi personale.

 /GazetaSinjali/