image Shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit” - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15472

Të shëruar

13278

Të vdekur

622

Drejtësi/ Shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”

news image

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar me 3 vite, për dhunim 1 vit, për shkak të veprave terroriste 10 vite, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vitesh burgim.

I llogaritet edhe koha ne paraburgim dhe i konfiskohet “BMW” me targa te huaja.

Ragip Sallova për shkak te veprave terroriste 4 vite. Sadri Ramabaja, 5 vite.

Behxhet Luzha për moslajmërim të veprës penale, 2 vite.

Halim Halimi, dënim me burg 3 vite.

Bajrush Konjusha shpallet fajtor edhe për armëmbajtje pa leje. Edhe për terrorizëm 3 vite dhe gjobë 300 euro.

Rexhep Topllana 2 vite. Murat Jashari i konfiskohet arma. Për të shqyrtohet masa e trajtimit te detyrueshëm për 10 vite.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: