image “Goditi 21 herë me thikë bashkëshorten e tij sa ishte në gjumë”, gjykata e dënon të akuzuarin me 6 vite burgim

Drejtësi

“Goditi 21 herë me thikë bashkëshorten e tij sa ishte në gjumë”, gjykata e dënon të akuzuarin me 6 vite burgim

news image

Fisnik Ramaj edhe në rigjykim është dënuar me 6 vite burgim të premten nga Gjykata Themelore e Pejës pasi akuzohet se kishte tentuar ta mbyste gruan e tij në gjumë, duke e goditur në gjoks 21 herë me thikë. Në gjykimin e parë, ai ishte dënuar me 7 vite burgim.

Shpallja e aktgjykimit është bërë nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Murat Hulaj.

Në shqiptimin e dënimit me 6 vite burgim, gjyqtari tha se do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 9 shtator 2020. Derisa dënimi do t’i shqiptohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari Rama, u obligua për shpenzimet dhe paushallin gjyqësor në shumë prej 350 euro, si dhe për fondin e viktimave të krimit të luftës shumën prej 50 euro.

E dëmtuara Q.B-R, është udhëzuar në kontest civil të bëjë kërkesë pasurore-juridike.

Gjykata gjithashtu ka refuzuar propozimin e prokurorit të shtetit për shqiptimin e dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit dhe funksionit në administratën publike.

Kjo lëndë ishte kthyer në rigjykim pasi që Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte shpallur fajtor Fisnik Ramajn, për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, dhe e ka gjykuar me dënim prej 7 vitesh burgim.

Mirëpo, Gjykata e Apelit të Kosovës, kishte vlerësuar pretendimet anikimore të mbrojtësit të akuzuarit Ramal dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim dhe rivendosje.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 prill 2021 nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, Ramaj ngarkohet se më 9 shtator, me dashje, kishte tentuar ta vriste bashkëshorten B.B-R..

Ramaj ngarkohet se kishte goditur 21 herë me thikë kuzhine në trup bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Më këtë sipas aktakuzës thuhet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 par.1 pika1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

/GazetaSinjali/