image Shoqërohet në Polici njëra nga vajzat e dyshuara për rrahjen me grushte në Pejë

Siguri

Shoqërohet në Polici njëra nga vajzat e dyshuara për rrahjen me grushte në Pejë

news image

Një rrahje brutale mes disa vajzave ka ndodhur sot, në Stacionin e Autobusëve në Pejë, pamjet e së cilës Sinjali i publikoi, ku shihet se si një vajzë grushton pamëshirshëm një vajzë tjetër, për motive ende të panjohura. Policia tashmë ka konfirmuar për Sinjalin se pas identifikimit të personave të përfshirë në rast, një e mitur është shoqëruar në stacion policor.

Këtë e ka bërë të ditur për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili njoftoi se një e mitur tashmë ndodhet në stacion policor, ku po intervistohet lidhur me rastin.

Fillimisht nga Policia bënë të ditur për Sinjalin se një rast i tillë nuk është raportuar, ndërkohë që njoftuan se janë angazhuar njësitë përkatëse për mbledhjen e informacioneve, pas publikimit të pamjeve.

Pamjet e rrahjes brutale të publikuara nga Sinjali, i gjeni në linkun e mëposhtëm.

/GazetaSinjali/