image Shoqërohet në polici kryetari i gastronomëve, Petrit Kllokoqi

Kosovë

Shoqërohet në polici kryetari i gastronomëve, Petrit Kllokoqi

news image

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, është shoqëruar në polici pas protestës së mbajtur nga anëtarët e kësaj shoqate të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj masave të reja të Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shoqërimi në polici i Kllokoqit ka ardhur si pasojë e kundërshtimit të njërit vendim të Qeverisë me të cilin ndalohet veprimtaria e subjekteve afariste dhe biznesore në vend, nga dita e premte, prej orës 20:00 deri ditën e hënë në orën 05:00.

Kllokoqi tha se kjo protestë është një paralajmërim që të hënën do të ketë protestë masive.

Shoqata e Gastronomëve e ka cilësuar të pakuptimtë mbylljen e bizneseve në fundjavë, bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë, në luftën me koronavirusin.

Sipas Kllokoqit, vendimi i së premtes është i pakuptimtë përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur./Gazeta Sinjali/