image Kllokoqi letër Kurtit: Mendoni për gjendjen tonë ekonomike dhe na lejoni të punojmë

Sociale

Kllokoqi letër Kurtit: Mendoni për gjendjen tonë ekonomike dhe na lejoni të punojmë

news image

I pari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi i ka drejtuar një letër të hapur kryeminsitrit të Qeverisë, Albin Kurti, ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit.

Kllokoqi përmes kësaj letre, ka thënë se nga gastronomia miliona euro tatime derdhen direkt e indirekt si zinxhir në arkën e shtetit.

“Ju duhet të keni parasysh se edhe ne jemi të gjallë, frymojmë dhe kemi të drejtë ta sigurojmë egzistencën tonë, andaj MOS NA e MOHONI. Gjatë kësaj kohe keni bërë shkelje të së drejtës themelore njerëzore MOHIMI I TË DREJTËS PËR PUNË, njëkohësisht pa na subvencionuar dhe duke e përkrahë heshturazi bankrotimin dhe mbylljen definitive të këtyre bizneseve”

/GazetaSinjali/