image Shoqëria civile në Gjilan kërkon drejtësi për të riun që u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi

Siguri

Shoqëria civile në Gjilan kërkon drejtësi për të riun që u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi

news image

Dje pasi Gazeta Sinjali publikoi pamjet skandaloze të keqtrajtimit të Leotrim Ramës nga zyrtari policor, Haris Kelmendi, policia ka arrestuar këtë të fundit dhe ka suspenduar dy zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Po ashtu, viktima e këtij rasti L.R. ka rrëfyer për Sinjalin gjithë ngjarjen që ka ndodhur në vitin 2018, ku u keqtrajtua nga ky zyrtar policor.

E lidhur me këtë pati reagime të shumta në të gjithë vendin.

Së fundmi, Shoqëria Civile në Gjilan, sot në shenjë revolte protestoi në përkrahje të 18-vjeçarit.

Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i këtij grupi përmes një postimi në Facebook, Ensar Shaqiri, i cili tha se kjo është një nga rastet që është publikuar por të gjithë, sipas tij, kanë njohuri edhe për shumë raste të tjera të keqtrajtimit, dhunimit fizik e psikik nga ana e Policisë së Kosovës.

“Ne si shoqëri civile, kërkojmë drejtësi për Leotrimin, kërkojmë dënim për policin dhunues dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/