image Shoqata e Transportit Rrugor ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Sociale

Shoqata e Transportit Rrugor ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

news image

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të largohet akciza në furnizimin me derivate të naftës për transportin ndërurban, deri në normalizim të situatës.

Kjo shoqatë përmes një komunikate për media, ka vlerësuar se kompanitë përgjegjëse janë në prag të falimentimit,.

“Si përfundim, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë apo lirimin nga TVSH të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar”, thuhet në komunikatë.

“Miratimi i këtyre kërkesave do t’i ndihmonte kompanitë që janë në prag të falimentimit dhe njëkohësisht do të mbronte interesin publik të qytetarëve si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave”.

Kërkesat për ulje të akcizës në produkte të derivateve ka pasur edhe nga opozita dhe naftëtarët.

/GazetaSinjali/