image Shoqata e Naftëtarëve thërret kuvend të jashtëzakonshëm, ftohet edhe ministri Krasniqi

Biznes

Shoqata e Naftëtarëve thërret kuvend të jashtëzakonshëm, ftohet edhe ministri Krasniqi

news image

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL”, sot do të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin do të shqyrtohet Udhëzimi Administrativ 06/2019 për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimin e agregatëve.

Në këtë mbledhje i ftuar është edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

“Shoqata e Naftëtarëve kundërshton pastrimin e rezervarëve në çdo 3 vite. Ne kërkojmë qe të bëhet pastrimi i rezervave sipas standardeve te BE-së dhe në regjion. Ne jemi të detyruar të thërrasim kuvend të jashtëzakonshëm. Udhëzimi 06/2019 është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi. Këtë udhëzim e ka kundërshtua edhe zyra ligjore e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj”, ka thënë Berjani për KP./Gazeta Sinjali/