image Shoqata e Gastronomëve bën thirrje të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar

Biznes

Shoqata e Gastronomëve bën thirrje të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka bërë thirrje te të gjithë gastronomët që të respektojnë në mënyrë strikte masat anti-COVID.

Sipas tyre duhet ndaluar rreptësishtë hyrja në lokale të klientëve të pavaksinuar, siç kërkohet me masat e Qeverisë.

Gjithashtu kanë bërë thirrje që të respektohet udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe po ashtu orari i lejuar për të punuar.

“Pas protestës që mbajtëm dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, si përgjegjësi e secilit nga ne dhe e jona ndaj sektorit të gastronomisë, edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë gastronomët respektimin strikt dhe permanent të masave kundër COVID-19”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/