image Shokuese/ Vajza që denoncoi 2 djem shqiptarë për dhunim seksual, iku nga shtëpia se e abuzonte i ati

Rajon

Shokuese/ Vajza që denoncoi 2 djem shqiptarë për dhunim seksual, iku nga shtëpia se e abuzonte i ati

news image

Vajza shqiptare që denoncoi dy djem se e kishin përdhunuar në grup, ishte larguar nga shtëpia për t’iu shmangur abuzimit nga i ati, raportoi sot media greke Reporter.

19-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj në Spata, sepse pretendon se ishte ngacmuar seksualisht nga babai i saj.

Zhvillimet vijnë një ditë pasi vajza shqiptare denoncoi dy djem bashkëkombës, se e kanë mbajtur peng dhe përdhunuar për tri ditë me radhë.

Vajza sot ka raportuar sërish në polici. Dje, ajo kishte thënë se dy djemtë shqiptarë 20 dhe 21 vjeç, e rrëmbyen dhe e mbyllën në një apartament në lagjen Kipseli në Athinë dhe e përdhunuan atë për tri ditë rresht.

Detaj i ri është se të mërkurën, një muaj pasi kishte nisur njohja në Instagram, vajza shkoi të takohej me djalin 20 vjeçar shqiptar, njëri prej dy të pandehurve.

Ai tha sot para grupit hetimor se ai u takua me vajzën pasi ajo vendosi të largohej nga shtëpia dhe në këto kushte, ai e ftoi të shkonin në shtëpinë e tij.

I akuzuari më tej tha se 19-vjeçarja u përpoq të kishte një marrëdhënie me të. Por kur ai nuk u përgjigj, ajo u përpoq me mikun e tij. 

“Ne nuk kemi bërë asgjë, nuk e kemi përdhunuar, nuk e di pse dëshiron të hakmerret ndaj nesh”, tha një nga dy të akuzuarit.

Që të dy djemtë mohuan çdo akuzë duke thënë se asgjë, për të cilën vajza e re u ankua, nuk ishte e vërtetë.

Familja e vajzës ishte e shqetësuar dhe raportoi zhdukjen e saj në një stacion policie në verilindje të Atikës, pasi vajza nuk dha asnjë shenjë jete dhe as nuk u përgjigj në telefonin e saj celular.

Sot, prokurori procedoi të arrestuarit 20 dhe 21-vjeçar për rrëmbim dhe mbajtje peng në bashkëpunim për të detyruar viktimën në veprime të turpshme, përdhunim në grup, përdorim droge, posedimi dhe furnizimi i barnave për përdorim vetjak./Gazeta Sinjali/