image Shokon eksperti i Shtëpisë së Bardhë: Në SHBA do të vdesin 100-200 mijë persona

Botë

Pandemia/ Shokon eksperti i Shtëpisë së Bardhë: Në SHBA do të vdesin 100-200 mijë persona

news image

Miliona amerikanë do të infektohen nga kornavirusi dhe 100-200 mijë do të vdesin. Këto janë fjalët e frikshme të ekspertit të sëmundjeve infektive në SHBA dhe konsulentit të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci. 

“Unë do të thoash se do të kemi midis 100 deri në 200 mijë raste vdekjesh”, tha ai.

Fauci është gjithashtu edhe drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Sipas matësve, shifra e të infektuarve në botë është gati 665 mijë raste në botë, me në krye SHBA-në me 124 mijë e 686 persona të infektuar. 

Ditët e fundit në SHBA ka pasur një rritje të frikshme të të infektuarve më Covid-19. /Gazeta Sinjali/