image Shokohet sërish Irani, polici sulmon seksualisht në mes të rrugës protestuesen - VIDEO

Botë

Shokohet sërish Irani, polici sulmon seksualisht në mes të rrugës protestuesen – VIDEO

news image

Opinioni publik në Iran është shokuar sërish, pas publikimit të një video ku një polic sulmon seksualisht një grua gjatë protestave.

Kjo video e fundit, e cila ndodhi në sheshin Argjentina të Teheranit të mërkurën, tregon një grup oficerësh me veshje mbrojtëse dhe helmeta që rrethojnë një grua në një rrugë kryesore. Njëri prej tyre e kap nga qafa dhe e çon në një turmë prej rreth dy duzina policësh, shumë prej të cilëve janë me motoçikleta.

Ndërkohë që gruaja po shtyhet drejt njërës prej biçikletave, një oficer tjetër i afrohet nga pas dhe i vendos dorën e majtë në fundshpinë.

Gruaja më pas ulet në tokë ndërsa më shumë oficerë e rrethojnë. Pas kamerës dëgjohet një zë femre që thotë: “Po i shkulin flokët”.

Videon mund ta shikoni KËTU

Drejtuesit e mjeteve pranë vendit ku po ndodh nisin t’i bien borive, një formë proteste në situata të ngjashme të parë ditët e fundit në të gjithë vendin. Gruaja, e cila duket se nuk ka hixhab, apo shami, shihet më pas duke u ngritur në këmbë dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Në këtë moment, në klip dëgjohet i njëjti zë që thotë: “Shikojeni [oficerin e sigurisë], po qesh”.

Vendi është tronditur nga trazirat më intensive në dekada.

Protestat shpërthyen muajin e kaluar kur zemërimi për vdekjen në paraburgimin policor të 22-vjeçares kurde iraniane Mahsa Amini vloi. Zyrtarët thonë se ajo vdiq nga një gjendje e rëndë shëndetësore, por familja e saj thotë se ajo vdiq pasi u rrah nga policia e moralit.

/GazetaSinjali/