image Shokohet qytetari, gjeti uniforma të Policisë së Kosovës në mbeturina

Kosovë

Shokohet qytetari, gjeti uniforma të Policisë së Kosovës në mbeturina

news image

Në një deponi ilegale të mbeturinave në Prizren janë parë edhe uniforma të Policisë së Kosovës, këtë rast në e ka raportuar në Facebook një qytetar.

Përmes postimit të tij në FB, Ridvan Tahiri, shprehet i habitur se si ka mundësi që unforma e Policisë të hudhet në mbeturina.

“A ka shpjegim kjo? Kur jam urdhëruar nga ndërkombetaret dhe disa të UDB-ës më  dorzu unifomrën, atë ditë i kam hekurosë,  palosë dhe i kam dorzuar me dashuri. Sepse me këtë uniformë i kisha shërby shtetit tim. Kurse sot e shoh në mbeturina uniformën që është paguar me gjak dhe para”, ka shkruar Tahiri, transmeton Sinjali.