image Shokët e klasës e lyejnë me benzinë dhe e djegin shokun e tyre

Botë

Foto/ Shokët e klasës e lyejnë me benzinë dhe e djegin shokun e tyre

news image

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, ku 8-vjeçari i quajtur Kyrylo Yatsun, u sulmua nga shokët e tij, të cilët e lyen me benzinë dhe i vunë flakën. Vogëlushi ka pësuar djegie në 35 për qind të trupit.

Djemtë, të cilët e ngacmonin atë edhe në shkollë, i ishin afruar djaloshit dhe e kishin lyer bluzën me benzinë dhe më pas i vunë flakën me një çakmak.

Sipas “Daily Mail”, djaloshi ishte shtrirë në tokë duke bërtitur nga dhimbjet, ndërsa djemtë e tjerë qeshnin me të madhe. Në ndihmë të tij shkuan disa të rritur që ndodheshin aty pranë. Ai ndodhet në spital nën kujdes e mjekëve, ndërsa pësoi djegie në kokë, duar e shpinë.

Nëna e tij tregoi se kishte qenë duke gatuar, ku disa fëmijë i kishin thënë se i biri ishte lënduar.

“E pashë atë të shtrirë në tokë dhe lëkura e tij tek këmbët dhe barku ishte tërësisht e djegur. Ai më tha se ata djem ja bënë këtë pa asnjë arsye. Ata nuk janë fëmijë, ata janë përbindësha”, tha ajo.