image Shoferja humb kontrollin e veturës, i bën 'kërrsh' katër vetura tjera

Siguri

Shoferja humb kontrollin e veturës, i bën ‘kërrsh’ katër vetura tjera

news image

Mbrëmë rreth orës 23:00, ka ndodhur një aksident rrugor në Gjilan, në rrugën “Fadil Jakupi”.

Dyshohet se shkak i aksidentit ishte sepse drejtuesja e automjetit duke bërë kthim djathtas në drejtim të parkingut të marketit “Meridian”, ka humbur kontrollin e veturës dhe kështu gjatë hyrjes në parking ka goditur katër vetura të parkuara.

Sinjali mëson se shoferja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në Gjilan.

Si pasojë e aksidentit, dëme materiale janë shkaktuar në pesë vetura.

/GazetaSinjali/