image Shoferi vozitë në korsinë e kundërt në autostradën "Ibrahim Rugova" (VIDEO)

Sinjalizime

Shoferi vozitë në korsinë e kundërt në autostradën “Ibrahim Rugova” (VIDEO)

news image

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa pamje në të cilat shihet një shofer, i cili vozitë me shpejtësi të madhe në korsinë e kundërt të rrugës.

Përveç vetes, ky vozitës me veturën e tij të tipit Mercedes me targa 01 228 GS rrezikon edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas sinjalizuesit, këto pamje janë realizuar sot, rreth orës 12:15 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është gsagdrg.png

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë./Gazeta Sinjali/