Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa pamje në të cilat shihet një shofer, i cili vozitë me shpejtësi të madhe në korsinë e kundërt të rrugës.
Përveç vetes, ky vozitës me veturën e tij të tipit Mercedes me targa 01 228 GS rrezikon edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Sipas sinjalizuesit, këto pamje janë realizuar sot, rreth orës 12:15 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë./Gazeta Sinjali/