image Shoferi në Prishtinë tejkalon në shiritin për ndalje emergjente, gati e godet këmbësorin

Sinjalizime

Shoferi në Prishtinë tejkalon në shiritin për ndalje emergjente, gati e godet këmbësorin

news image

Kolonat e gjata që krijohen çdo mëngjes në rrugët e Prishtinës, bëjnë që qytetarët shpeshherë t’i thyejnë rregullat e komunikacionit dhe të rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik.

Në një video, që një sinjalizues i ka dërguar Gazetës Sinjali, shihet një rast i tillë që ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës.

Në këtë video të realizuar mëngjesin e sotëm, një veturë me targat 01-118-NT, tejkalon një kolonë automjetesh përmes shiritit për ndalje emergjente duke rrezikuar të godas edhe një këmbësor.

Në këtë rast edhe këmbësori ka rrezikuar veten duke bërë shkelje të rregullave të komunikacionit pasi kalon mes veturave e jo në vendkalim për këmbësor.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./GazetaSinjali/