image Shoferi në Prishtinë humb kontrollin, futet me veturë në lokal (VIDEO)

Siguri

Shoferi në Prishtinë humb kontrollin, futet me veturë në lokal (VIDEO)

news image

Një shofer përfundoi me veturë në një lokal te rruga “C”, pasi që humbi kontrollin mbi mjetin që po e drejtonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në  rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhë një vetaksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut./GazetaSinjali/

@papirusi.info #lajme #kosove #prishtin #prishtinacity ♬ original sound – Papirusi Info