Rregullat e komunikacionit shpeshherë shkelen nga qytetarët të cilët në shumicën e rasteve gjobiten nga policët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Shkeljet e tilla shpesh herë denoncohen edhe përmes pamjeve të publikuara në rrjete sociale, gjë që ka bërë që Policia të intervenojë dhe rastet në fjalë të trajtohen.
Në një video e postuar nga Vrojtuesit e Lagjes , shihet një veturë duke kthehet në vijë të plotë tunelin që ndodhet në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë kështu duke thyer rregullat dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.