Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, me ç’rast është lënduar një person.
Shoferi i cili drejtonte veturën në gjendje të dehur, ka goditur këmbësorin, i cili ka marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente të QKUK-së.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit iu është bërë alkotesti dhe i njëjti ka rezultuar 1.38% promil.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.