image Shoferë kujdes, ja çfarë rreziku ju pret në kufirin me Malin e Zi

Kosovë

Kufiri/ Shoferë kujdes, ja çfarë rreziku ju pret në kufirin me Malin e Zi

news image

Si pasojë e reshjeve atmosferike disa gurë janë shembur në afërsi të kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, më saktësisht në Kullë.

Në disa fotografi të dërguara nga një sinjalizues, shihet se terreni është i rrezikshëm për t’u kaluar.

Në këtë zonë ka reshje të dendura dhe rruga në shumë vende nga pika kufitare e Kosovës në atë të Malit të Zi, është e ndërprerë nga rrëshqitjet e gurëve.

Të gjithë shoferët që do të kalojnë nga kjo rrugë apelohen të kenë kujdes të shtuar, pasi që rruga është e vështirë për t’u kaluar./Sinjali/