image Shndërroi dyqanin në qendër të shitjes së drogës, arrestohet 35-vjeçari në Itali, ku i fshihte “qeset”

Diasporë

Shndërroi dyqanin në qendër të shitjes së drogës, arrestohet 35-vjeçari në Itali, ku i fshihte “qeset”

news image

Një shqiptar kishte shndërruar biznesin e tij në qendër të Savonës, në një qendër për tregtimin e drogës.

Aktiviteti i tij kriminal u zbulua, pas një vëzhgimi të kujdesshëm nga policia, të cilët arrestuan një 35-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjithashtu u sekuestrua 7 kilogram hashash dhe 700 gram kokainë.

Shqiptari konsiderohej si pikë referimi në qytet.

35-vjeçari u kap në flagrancë teksa po i jepte një dozë hashash një klienti.

Shqiptarit iu sekuestruan edhe 50 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme, shkruan abcnews.

Policia bën me dije se hashashi ishte i paketuar në pako 100 dhe 25 gram.

Në të parën shkruheshin fjalët “100% amnezi”, ndërsa pakoja e dytë kishte simbolin e një bualli.

Nga ana tjetër kokaina ishte e ndarë në qese 50 gramëshe.

Droga ishte e fshehur në frigorifer dhe pjesërisht te enët e kuzhinës. Nëse do të dilte në treg, lënda narkotike do të kapte vlerën e 100 mijë eurove.

/GazetaSinjali/