Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është duke shijuar disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj, Albert Limani.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke shijuar disa çaste relaksi nën krahët e Albertit.
Në disa fotografi të postuara në InsatStory, ajo shihet në pishinë të një ambienti mjaft luksoz në Ulqin.
Pas disa muajve që ajo dhe bashkëshorti i saj që u bënë prindër, ajo është duke shijuar ditët më të bukura të mëmësisë.
Shkurta dhe Alberti, nuk janë paraqitur së bashku në rrjete sociale, kjo pasi secili prej tyre kanë shprehur dëshirën për ruajtjen e privatësisë.
Megjithatë tani, ata janë treguar më të hapur me fansat e këngëtares, duke publikuar fotografi me njëri-tjetrin. /GazetaSinjali/