Michelle Obama sot feston ditëlindjen, shkruan Gazeta Sinjali.
Gruaja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obamas, ka mbushur 58 vjet.
Për këtë ditë të veçantë për Michellen, ka reaguar edhe Baracku, i cili përmes një postimi në Facebook ia urojë ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen, Michelle. Dashuria ime, partnerja ime, shoqja ime e ngushtë…”, ka shkruar ish-presidenti amerikan, i cili njihet si një person romantik.