Sot ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, regjisorja Vjosa Berisha, shkruan Gazeta Sinjali.
Artisja Berisha ishte edhe bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e festivalit Ndërkombëtar të Filmit ”PriFest”.
Për vdekjen e artistes ka reaguar vëllai i saj, aktori Shkumbim Istrefi.
Istrefi përmes një postimi në Facebook ka shkruar “Ike shumë herët, motër. Pusho në paqe”.
Vjosa tash e një vit ishte duke u përballur me kancer.