Shkumbin Gashi është dorëhequr nga posti i nënkryetarit të Komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo erdhi pasi, Gashi do të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së. Gashi në zgjedhjet e 6 tetorit nuk kishte arritur të fitonte këtë post, mirëpo marrja e kësaj pozite erdhi pasi disa deputetë të këtij subjekti kanë kaluar në poste ministrore.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar Gashin për punën dhe kontributin e tij.
“Sot prita në takim Nënkryetarin e deritanishëm të Komunës së Pejës, z. Shkumbin Gashi, i cili e dorëzoi dorëheqjen nga kjo pozitë për të vazhduar si deputet i zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës. E faleminderova për bashkëpunimin, duke i uruar suksese në pozitën e re!”-ka shkruar Muhaxheri./Gazeta Sinjali/