image Shkrumbohet banesa në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht çifti - por mbesin “në qiell të hapur”

Shqipëri

Shkrumbohet banesa në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht çifti – por mbesin “në qiell të hapur”

news image

Foto ilustruese


Një shtëpi njëkatëshe është djegur rreth orës 19:00 në Samrisht të Dajçit.

Në të banonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrfikëses nga Shkodra, nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua, raporton abcnews.al

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.

/GazetaSinjali/