image E rëndë në Shkodër: Shoferi përplas me dashje katër persona pas një konflikti të çastit - publikohen pamjet

Shqipëri

E rëndë në Shkodër: Shoferi përplas me dashje katër persona pas një konflikti të çastit – publikohen pamjet

news image

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku një drejtues mjeti dyshohet se ka përplasur me dashje katër persona pas një konflikti të çastit.

Personat e përfshirë në konflikt i janë kundërpërgjigjur shoferit duke e goditur me grushte. Më pas, në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë Policia.

Rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/