Shkrimtari me origjinë kosovare Pajtim Statovci, është nominuar për çmimin e letërsisë më të vlefshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai u nominua për serinë e letërsisë së përkthimit me veprën “Crossing”, transmeton Gazeta Sinjali.
“National Book Award” është çmimi letrar më prestigjioz në SHBA, ku janë të nominuar 10 vepra.
Statovci është njëri nga shkrimtarët më të suksesshëm ndërkombëtar të Finlandës. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë, si dhe ai është nderuar me disa çmime.
“Crossing” është botuar në prill të këtij viti./Gazeta Sinjali/