image Shkon në tetë numri i të vdekurve nga stuhia në Evropën Perëndimore

Botë

Botë/ Shkon në tetë numri i të vdekurve nga stuhia në Evropën Perëndimore

news image

Numri i të vdekurve nga një stuhi që i përfshiu Spanjën, Portugalinë dhe Francën ka shkuar në tetë persona. Ky rajon po përgatitet për më shumë erëra të forta dhe reshje të mëdha të shiut.

Një grua 32 vjeçe nga Koreja Jugore vdiq të shtunën, një ditë pasi u godit në kokë nga copëzat e një ndërtese në pjesën qendrore të Madridit, njoftoi ministri rajonal i punëve të brendshme i këtij shteti.

Një burrë vdiq të shtunën pasi vetura e tij u vërshua nga një lumë që kishte dalë nga shtrati afër qytezës Huescar, e cila shtrihet në pjesën jugore të provincës së Granada-s.

Shërbimet emergjente në rajonin e Andaluzisë njoftuan se një burrë 68-vjeçar nga Holanda, i cili ishte zhdukur më herët, është mbytur në ujë.

Nga tetë viktimat e regjistruara deri më tash, gjashtë raste kanë ndodhur në Spanjë dhe dy të tjera në Portugali. Qarkullimi i trenave në Portugali është vështirësuar për shkak të vërshimit të hekurudhave.

Autoritetet spanjolle njoftuan se 13 fluturime janë anuluar dhe rreth 8 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji për shkak të dëmeve që era ia ka shkaktuar rrjetit elektrik.

Në anën tjetër, Zyra e Motit në Francë e ka aktivizuar alarmin me ngjyrë të portokalltë për 14 rajonet që shtrihen përgjatë bregdetit të Oqeanit Atlantik. Afër kufirit me Spanjën u regjistruan erëra me shpejtësi deri në 148 kilometra në orë, shkruan “The Guardian”./Gazeta Sinjali/